Ambasadori i Britanisë së Madhe Jonathan Hargreaves, ka kërkuar nga liderët e partive në Kosovë, që të gjejnë zgjidhje para përfundimi të afatit nga Gjykata Kushtetuese.
“Sot, përfaqësuesit diplomatikë të miqve të Kosovës vunë re dështimin e 52-të radhazi për të konstituuar Kuvendin. I bëj thirrje politikanëve të Kosovës të bashkohen dhe të gjejnë një zgjidhje për t’i dhënë fund bllokimit përpara se afati i Gjykatës Kushtetuese të përfundojë nesër. Përndryshe, Kosova po hyn në një territor të panjohur dhe qytetarët e saj vazhdojnë të humbasin përfaqësimin politik kuptimplotë dhe aftësinë për të marrë vendime të rëndësishme vendase dhe ndërkombëtare që ndikojnë në jetën e qytetarëve”, ka shkruar Jonathan Hargreaves.




