Gjatë seancës së 52-të konstituive të Kuvendit të Kosovës, deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, kërkoi që të rikthehet në rend dite çështja e konstituimit, duke theksuar urgjencën e afatit të vendosur nga Gjykata Kushtetuese.
Megjithatë, seanca u ndërpre nga kryesuesi Avni Dehari, pa u arritur ndonjë vendim konkret duke lajmëruar vazhdimin e saj nesër në orën 14.00.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur masë të përkohshme, që do të jetë në fuqi nga 27 korriku deri më 8 gusht, periudhë në të cilën deputetëve u ndalohet të ndërmarrin çdo vendim apo veprim për konstituimin e Kuvendit, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit.
Palët vazhdojnë të mos gjejnë një kompromis




