Gjykata e Lartë në Beograd, më 24 korrik ia ka caktuar paraburgimin prej 30 ditësh Lulzim Halitit, i arrestuar në Serbi disa ditë më parë.
Ai dyshohet “për kryerjen e veprës penale të organizimit dhe nxitjes së kryerjes së gjenocidit dhe krimeve të luftës”. Haliti ishte arrestuar më 22 korrik në afërsi të qytetit Svilajnac, rreth 100km nga Beogradi.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka thënë se autoritetet serbe nuk i kanë dhënë informacione lidhur me Halilin.




