Mërgimtarët që po vijnë në Kosovë përmes pikës kufitare në Dheu i Bardhë po presin deri në 1 orë për të dalë nga kjo pikë, njofton Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
Nga ana tjetër, pritjet për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë janë shumë më të shkurtra, rreth 10 minuta, sipas të dhënave zyrtare.
Në pikën kufitare të Merdarës, pritjet për të hyrë në Kosovë vazhdojnë të jenë deri në 15 minuta.
Në pikat e tjera kufitare situata paraqitet më e qetë, me pritje edhe më të pakta për udhëtarët që hyjnë në vend.




