Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka komentuar vendimin e mbrëmshëm që nxori Gjykata Kushtetuese, e cila vendosi një masë të përkohshme nga 27 korriku, kur përfundon afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit, deri më 8 gusht përmes të cilës pezullon punën e deputetëve,
.Por, këtë masë, Krasniqi tha se këtë masë nuk e kërkoi PDK-ja, por tha se vendimet e Kushtetueses duhet të zbatohen gjithmonë.
Krasniqi tha se janë në pritje të një aktgjykimi, i cili do të jetë vendim final për hapat e ardhshëm dhe daljen nga bllokada ku ka ngecur me muaj Kuvendi i Kosovës.




