Limaj ka reaguar pas dështimit të seancës për herë të 52-të.
Ai tha se më mirë do të ishte të presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese, dhe pas vendimit të mobilizohen forcat politike.
“Do të ishte mirë të presim aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Do të ishte mirë që pas vendimit, të mobilizohen forcat politike”, ka thënë Limaj.
Limaj shtoi se Kurti nuk i ka votat e nevojshme as për të bërë qeverinë, dhe se këtu është problemi i bllokadës.
“Unë vazhdimisht kam thënë shumicë qeveritare. S’ka zgjidhje parciale. Për mue asnjëherë s’ka qenë temë kryetari i Kuvendit. S’ka numra të mjaftueshëm për Qeveri, derisa s’ka numra për shumicë qeverisëse, gjendja ka ngecur këtu. Po të ishin votat, do të demonstrohej vota në zgjedhjen e Kuvendit”, shtoi Limaj.




