Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku ka deklaruar shkurt se kryesuesi i Kuvendit ka shkelur kushtetutën.
Sipas Abdixhikut, kjo është një përmbusje e rendit kushtetues dhe se LDK presin që të ketë vendim përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese.
“Kryesuesi e ka shkelur Kushtetutën. Kjo është një përmbysje e rendit kushtetues. Tani presim që të ketë edhe vendim përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese për lëndën tonë deri më datë 10 gusht”, deklaroi Abdixhiku.




