Deputeti i Lëvizjes Vetëvendojse Hekuran Murati, ka thënë se Nismës Socialdemokrate i kanë ofruar kompromise dhe se ata duhej të votonin sot.
“Ne kemi ofruar edhe marrëveshje politike, edhe kompromiset e nevojshme, megjithatë u takon edhe palëve të tjera që të bëjnë lëvizje para, sepse ne si fitues kemi bërë lëvizjet e nevojshme. Kemi bërë ofertën, por Nisma në këtë rast do të duhej të votonte. Pra konstituimi i Kuvendit pikë së pari është obligim i të gjithë deputetëve. Ne për Nismën Socialdemokrate kemi pasur ofertë politike edhe për qeverisje, ashtu siç kërkohet ka qenë oferta”, tha Murati.
Ai gjithashtu u ka bërë thirrje partive që të votojnë për konstituimin e kuvendit.
“Shfrytëzoj rastin që t’i ftoj sepse çdo votë “Për” na ofron drejt qëllimit, do të mjaftonte që secili deputet e subjekt ta kryerjë obligimin kushtetues që të ndihmojë në konstituimin e Kuvendit”, ka thënë Murati.




