Ambasadori gjerman Jorn Rohde ka deklaruar pas seancës se klasa politike e vendit po zhgënjen popullin e vet.
“Klasa politike po e zhgënjen popullin e vet dhe është shumë shqetësuese. Vendimi i djeshëm i gjykatës ishte, nëse flasim me gjuhën e futbollit mund të themi si një karton i kuq sepse po e pezullon Parlamentin që të marrë vendime”, ka thënë Rohde në Kuvend.




