Deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen sot për vazhdimin e 52-të të seancës konstituive, një ditë para skadimit të afatit 30-ditor të vendosur nga Gjykata Kushtetuese javë më parë.
Një përpjekje tjetër për ta konstituar legjislaturën e nëntë, të dalë nga zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 9 shkurt.
Në vazdimin e seancës konstituive, që pritet të nis në orën 11:00, të pranishëm do të jenë edhe ambasadorë të akredituar në Kosovë.




