Deputetja e betuar e LDK-së Hykmete Bajrami pas dështimit të seancës, ka thënë se është hipokrizi që të mblidhemi në orën 22:00, kur paraprakisht e dijmë rezultatin.
Sipas deputetes, edhe për seancën e 54-të, përfundimi dihet.
“Shpreh keqardhje, ka 102 ditë që takohemi, herë çdo 48 orë, herë çdo 24 orë, dhe pa as përpjekjet minimale të partisë së parë për të bërë zgjidhje dhe për të bërë konstituimin institucioneve. Nga dje e kemi ditur që do të takohemi sot, dhe është raportuar se nuk ka asnjë lloj përpjekje, as sot nuk ka. Është hipokrizi të ftohemi prapë në ora 22:00 duke e ditur paraprakisht rezultatin”, tha Bajrami.




