FC Malisheva njofton se ka arritur marrëveshje me AF Elbasani për transferimin e sulmuesit, Fatjon Bunjaku, i cili karrierën do t’a vazhdon në kategorinë superiore.
📑Nga detajet e marrëveshjes, përveç tjerash, klubi ynë ka ruajtur edhe përqindje në kartonin e Bunjakut!
Për periudhen sa qëndroj dhe djersiti fanellën tonë, Bunjaku kontribuoi me gola, asiste e paraqitje pozitive.
Si rezultat i talentit dhe performancave të mira me fanellën tonë, Bunjaku u ftua edhe nga Kosova U21.
Ne i urojmë të ketë shëndetin dhe suksese në rrugëtimin e tij të ri tek Elbasani. 🇽🇰🤝🇦🇱




