Kryetari I PDK-së, Memli Krasniqi pas dështimit të seancës konstituive, në foltoren e Kuvendit tha se kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia.
Krasniqi tha se si kryetari I PDK-së I vjen keq që qytetarët janë lodhur dhe se kanë qenë të pafuqishëm për të ndryshuar rrjedhën e derisotshmë.
“Na vjen keq për stresin, pasigurinë dhe pamundësinë e përfaqësimit ndaj qytetarëve si pasojë e kësaj bllokade për çka edhe e kemi marrë besimin në zgjedhjet e fundit”, tha Krasniqi




