Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka reaguar lidhur me incidentin që ka ndodhur sot në ambientet e një lokali në Prishtinë, ku, sipas saj, është përballur me kërcënime dhe sulm verbal nga një person i identifikuar si Agim Pllashniku.
Në një postim në Facebook, deputetja Pacolli ka deklaruar se sulmi ndaj saj nuk ka qenë spontan, por, sipas saj, “i organizuar dhe i mirëkoordinuar”.
Ajo pretendon se ngjarja është dokumentuar me video nga gruaja ose vajza e personit në fjalë, të cilat ishin të pranishme në vendngjarje.
Sipas saj, videoja që po qarkullon në rrjetet sociale është e manipuluar dhe nuk përfshin momentet kyçe të incidentit.




