Deputeti i LDK-së Paris Guri ka shkruar në profilin e tij se deputeti i VV-së Artan Abrashi, i ka marrë 650 euro naftë, kurse sipas Gurit i njëjti nuk ka deklaruar fare veturë.
Guri këtë postim për Abrashin e ka bërë pasi që Abrashi e kishte cilësuar “si adresa” për incidentin që i ndodhi Fitore Pacollit me një qytetar.

Postimi i plotë:
Ky deputeti që po flet për adresa, i ka marrë prej buxhetit të shtetit 690 euro për naftë vetëm brenda dy muajve, pa pasë makinë të deklaruar fare.
Shumë e çuditshme se qysh po më reagojnë veç këta që kanë keqpërdorë me buxhet të shtetit.
Përndryshe me 690 euro naftë mundesh me shku deri në Norvegji, me u kthy edhe prap të mbesin 1000 km me u sillë në Kosovë.




