Në prag të afatit të fundit për konstituimin e Kuvendit, deputetët pritet të mblidhen sot për të 53-tën herë me rradhë për të tentuar konstituimin.
Ndërkaq publicisti Shkëlzen Maliqi përmes një postimi në Facebook ka shkruar se nëse Kuvendi nuk konstituohet sot, atëherë Presidentja duhet ti shpallë zgjedhjet e reja.
“Nëse Kuvendi nuk konstituohet deri më 26 korrik, presidentja, si kujdestare e funksionalitetit të institucioneve të republikës, duhet ta konstatojë gjendjen e vetëshkarkimit të Kuvendit dhe të shpallë zgjedhjet e reja”, ka shkruar Maliqi.

Ndërkohë Gjykata Kushtetuese ka vendosur se nga 27 korriku deri më 8 gusht, ndalohet çdo aktivitet parlamentar deri në një vendim tjetër, duke e bërë seancën e sotme si një afat kritik për fatin institucional të vendit.




