Gjykata ka marrë vendim që të akuzuarit: Millun Millenkoviq, Aleksandar Vllajiq të dënohen me 5 vjet burgim, kurse Dejan Pantiq me 2 vjet burgim, ndërkohë Miomir Vakiq është liruar nga akuzat.
Bazuar në aktakuzën e Prokurorisë Speciale, më 6 dhjetor të 2022-tës është kryer sulm terrorist ndaj zyrave të KKZ-së në Mitrovicë të Veriut dhe një autoambulancë është përdorur për bartjen e granatave të dorës.
Të akuzuarit kanë hedhur granata dore dhe shok bomba me qëllim të detyrimit të organeve publike të Kosovës për t’u tërhequr nga organizimi i zgjedhjeve në veriun e banuar kryesisht me serbë.




