I dërguari presidencial për misione speciale në botë, Richard Grenell, rikujtoi se ishte pikërisht Jack Smith ai që e arrestoi ish-presidentin Hashim Thaçi.
Grenell në një postim në rrjetin social “X”, shkroi se Smith e arrestoi Thaçin në kohën kur presidenti Donald Trump po punonte për arritjen e një marrëveshje Kosovë-Serbi.
Grenell shkruan se është e turpshme që Thaçi ende ndodhet në burg.





