Ministri Murati përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se rritja e këtij muaji e kompleton rritjen e paraparë sivjet me 110 euro që zbatohet në dy faza, faza e parë nga janari 2025 dhe faza e dytë nga korriku 2025.
“Kjo njëkohësisht përbën rritjen e 4-t të pagave në sektorin publik prejse kemi marrë mandatin, gjë që na bën Qeverinë e vetme që ka rritur pagat 4 herë brenda mandatit. Rritja e parë në shkurt 2023 – hyrja në fuqi e Ligjit të Pagave. Rritja e dytë në janar 2024 – rritja e koeficientit nga 105 në 110. Rritja e tretë në janar 2025 – rritja prej 55 euro në muaj për të gjithë punonjësit. Rritja e katërt në korrik 2025 – rritja prej 55 euro në muaj për të gjithë punonjësit”, njofton Murati.





