Personi që dyshohet se është hedhur nga ura në liqenin e Ujmanit dhe nuk ka dalë më në sipërfaqe është Rrahim Latifi, 33-vjeçar nga fshati Cerajë i Mitrovicës.
I ndjeri jetonte si mërgimtar në Suedi dhe ishte kthyer për pushime në Kosovë.
Sipas informacioneve të para, Latifi është parë duke u hedhur nga ura, ndërsa pas këtij veprimi tragjiknuk është vërejtur më asnjë gjurmë e tij.
Procesi i kërkimit për 33-vjeçarin, i cili dyshohet se është mbytur në Liqenin e Ujmanit, është ende duke vazhduar.




