Gjatë një konferencë për shtyp në Skoci, ku u takuan me kryeministrin britanik Keir Starmer, Presidenti Amerikan Donald Trump u pyet nga gazetarët nëse i mbështet deklaratat e Netanyahut.
Trump u përgjigj: “Bazuar në atë që shoh në televizion, do të thoja se nuk jam veçanërisht dakord, sepse ata fëmijë duken shumë të uritur”
Trump theksoi se “në Gaza ka shumë njerëz të uritur”, duke sfiduar publikisht pozicionin e udhëheqjes izraelite mbi situatën humanitare në territorin palestinez.
Deklarata e Trump vjen në një moment kur situata në Gaza vazhdon të jetë kritike dhe ndihmat humanitare të kufizuara, ndërsa reagimi ndërkombëtar për krizën humanitare po shtohet.




