Genc Metaj, shef i Agjencisë së Emergjencave, ka thënë se kërkesën për angazhimin e FSK-së në gjetjen e trupit të personit që është hedhur në Ujman e kanë bërë për shkak se me kapacitetet aktuale nuk kanë arritur ta gjejnë trupin deri më tash.Ai në një deklarim për media ka thënë se kërkesa është bërë të hënën.
Ndërsa, zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani ka thënë se policia është duke asistuar në këtë operacion.




