Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, është takuar me shefin e ri të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk.
Gjatë këtij takimi të parë mes tyre, zëvendëskryeministri Bislimi e uroi z. McGurk për marrjen e detyrës së re dhe theksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit ndërinstitucional.
Ata gjithashtu biseduan edhe për àktualitetin në Kosovë, përfshirë edhe progresin gjatë mandatit qeveritar, me fokus ekonominë, shtimin e vendeve të punës dhe rritjen e prodhimtarisë vendore.




