Sot, një delegacion i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i kryesuar nga kryetari z. Hysni Gucati, u prit në takim nga ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, në ambientet e Ambasadës në Prishtinë.
Takimi u zhvillua në një atmosferë të përzemërt dhe vëllazërore, ku u diskutuan tema të rëndësishme që kanë të bëjnë me mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së, pozitën e veteranëve, si dhe thellimin e bashkëpunimit institucional ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në funksion të interesit të përbashkët kombëtar.




