Deputeti i LDK-së Avdullah Hoti me një postim në Facebook ka kritikuar aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e Kuvendit.
Hoti ka kritikuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014 dhe 2025, duke thënë se me këto vendime, Gjykata e ka kurthuar procesin e konstituimit të Kuvendit.
Në profilin e tij në Facebook, Hoti ka thënë se Gjykata duhet të zgjidhë para se të gjithash, ato probleme politike që i ka krijuar vetë.
Postimi i plotë:





