Deputetja e Nismës, Xhevahire Izmaku ka deklaruar se po të ishte Limaj në krye të Kuvendit, sot Kosova do të kishte të konstituuar Kuvendin.
Izmaku në Tëvë1 ka thënë se është në pritje të Gjykatës Kushtetuese që t’i rikthejë deputetët në pikën ku mund të vazhdojnë votimin për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
Tutje, ajo u shpreh se nëse partia fituese LVV ka 58 vota, Nisma do të jetë e gatshme të bisedojë për mundësinë e zgjidhjes së problemit, derisa sipas saj, partia e saj nuk ka kushte.




