Qatip Osmani merr drejtimin e skuadrës së Malishevës duke pasuar në këtë post Bekim Isufin.
Informacione të besueshme pranë infosport.mk bëjnë të ditur se strategu tetovar gjatë ditës së sotme ishte në Kosovë për të precizuar detajet dhe se nesër pritet të nënshkruaj me skuadrën nga elita e futbollit kosovar.
Kujtojmë, Qatip Osmani së fundmi drejtonte Struga Trim Lum, ndërsa do të jetë kjo hera e parë që do të drejtojë një skuadër shqiptare nga Kosova.




