Deputeti i vetëm në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka njoftuar se ka marrë përgjigje nga eurokomisionerja për Zgjerim, Marta Kos rreth çështjes së trajtimit të shqiptarëve që jetojnë në Luginë.
Ai njoftoi përmes një postimi në Facebook se Kos e ka siguruar në një letër se BE po e përcjellë nga afër trajtimin e pakicave dhe pozitën e tyre në Serbi dhe ka konfirmuar se ”Kapitulli i 23 është i rëndësishëm për rrugëtimin e Serbisë drejtë BE-së”.





