Gjykata Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar sot se ka shpallur aktgjykim dënues kundër të pandehurit B.B., për veprën penale, “Vrasja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
I pandehuri B.B., akuzohet se me datë 28.04.2023, rreth orës 09:45 minuta në fshatin Kijevë të Malishevës, me dashje ka privuar nga jeta axhën e tij S.B.
Për këtë rast, është konfisuar një pistoletë gjysmë automatike të tipit Crvena Zastava e kalibrit 9x19mm, një karikator i zbrazët me kapacitet për tetë fishekë të kalibrit 9x19mm i dizajnuar për pistoletë Crvena Zastava, gjashtë fishekë të kalibrit 9x19mm si dhe një pushkë e gjuetisë me dy tyta e tipit Huglu, kalibrit 12 bore, një fishekë i kalibrit 7.65x17mm, një rrethatore prej lëkure e dizajnuar për mbajtje të fishekëve 12 bore, si objekte të kryerjes së veprës penale.





