Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka thënë se aleanca me NATO-në dhe SHBA-në është qenësore për Kosovën.
“I jemi përjetësisht falënderues NATO-s dhe trupave të tyre të KFOR-it për angazhimin e vazhdueshëm në ngritjen e cilësisë dhe kapaciteteve tona ushtarake të FSK-së”, shkruan Haradinaj në Facebook.
Ai ka shpreh ngushëllimet e tija familjes së qytetarit që humbi jetën në Liqenin e Ujmanit. “Në këtë moment dhimbjeje, jemi pranë familjarëve dhe të afërmve të tij”.





