Pas AAK-së dhe PDK-së, edhe Nisma Socialdemokrate ka shprehur mbështetjen e plotë për protestën e organizuar nga organizatat e dala nga lufta.
Kreu i kësaj partie Fatmir Limaj përmes një postimi në facebook, ka thënë se partia e tij rreshtohet krah për krah me organizatat që përfaqësojnë ata që kontribuuan në luftën çlirimtare të UÇK-së.
Protesta kundër Gjykatës Speciale do të mbahet më 7 gusht duke filluar nga ora 17:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.





