Ambasada Izraelite ka reaguar ashpër ndaj njoftimit të kryeministrit kanadez, Mark Carney, për njohjen e shtetit palestinez.
Këtë veprim e quan: “pjesë e një fushate të çoroditur ndërkombëtare presioni” që, sipas tyre, do të “forcojë pozicionin e Hamasit në tryezën e negociatave në një kohë kritike”.
Në një deklaratë të ambasades izraelite thuhet se: “Njohja e një shteti palestinez në mungesë të një qeverie përgjegjëse, institucioneve funksionale dhe një qeverie me qëllime të mira është e barabartë me shpërblimin dhe legjitimimin e barbarisë monstruoze të Hamasit më 7 tetor 2023”.
Ndërkohë, presidenca franceze ka mirëpritur vendimin e Kanadasë, duke theksuar se do të angazhohet për të inkurajuar edhe shtetet e tjera drejt këtij qëndrimi, sidomos para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që do të mbahet në shtator.




