Sipas të dhënave të publikuara nga Policia e Kosovës, në 24 orët e fundit janë shqiptuar 2.779 tiketa trafiku.
Gjatë kësaj periudhe, janë shkaktuar gjithsej 33 aksidente trafiku me të lënduar, ndërsa 91 aksidente të tjera kanë rezultuar vetëm me dëme materiale.
Në lidhje me aktivitetet e tjera të Policisë, janë arrestuar 17 persona, ndërsa 9 persona janë mbajtur në paraburgim dhe 3 në vuajtje të dënimit gjatë 24 orëve të fundit.




