Presidenti Amerikan Donald Trump ka deklaruar pas njoftimit të kryeministrit kanadez, Mark Carney, se vendi i tij do ta njohë shtetin palestinez në muajin shtator.
Ai ka thënë se pas këtij vendimi, do të jetë shumë e vështirë që të arrhet një marrëveshje tregtare me Kanadanë.
Kërcënimi i Trump vjen një ditë para se tarifat e larta të Shteteve të Bashkuara hyjnë në fuqi për partnerët tregtarë që nuk kanë arritur marrëveshje deri tani.
Sipas këtij plani të tarifave, Kandaja rrezikon të përballet me tarifë 35% nadj shumicës së mallrave të saj të destinuara për tregun amerikan nga e premtja, nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje gjatë ditës së sotme.
Plani i Kanadasë për të njohur një shtet palestinez vjen pas njoftimeve të ngjashme nga Franca dhe Britania, në kohën kur gjendja humanitare në Rripin e Gazës është përkeqësuar ndjeshëm.




