Ndihmat humanitare për popullin e Gazës po vazhdojnë, teksa kriza humanitare po thellohet çdo ditë.
Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Noël Barrot, ka bërë të ditur se këtë të premte janë hedhur 40 ton ndihma humanitare për banorët e enklavës palestineze, të cilët po përballen me uri ekstreme.
“Nuk ka mbetur asnjë minutë për të humbur”, deklaroi Barrot, duke shtuar se ndihmat përfshinin katër fluturime me nga 10 ton ushqim secila.
Fluturimet e para u realizuan nga Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa Mbretëria e Bashkuar ishte shteti i parë evropian që u përfshi në këtë operacion, të ndjekur nga Gjermania, Belgjika dhe tashmë Franca, përmes një “rruge ajrore” të përbashkët që kalon nga Jordania.




