Ish-ministri i Financave, Haki Shatri ka kritikuar ashpër vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji për kalimin e detyrueshëm të bizneseve në tregun e lirë të energjisë, duke e cilësuar atë si të dëmshëm për zhvillimin ekonomik të vendit.
Ai tha se kjo qasje e ZRRE-së nuk i merr parasysh realitetet ekonomike në Kosovë dhe po e shtyn sektorin privat drejt kolapsit financiar.
S’ka logjikë kjo çështje. Duan ta shkatërrojnë sistemin ekonomik me metoda të kamufluara”, u shpreh Shatri




