Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se nga sot ka hyrë në fuqi vendimi për heqjen e plotë të tarifave doganore për të gjitha produktet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në një postim në platformën X, Osmani theksoi se Kosova është vendi i parë që ka propozuar eliminimin e të gjitha barrierave ndaj aleatit më strategjik, duke i dërguar një mesazh të qartë SHBA-së. Ajo rikujtoi se kishte kërkuar formalisht nga Qeveria e Kosovës pezullimin e tarifave për mallrat amerikane, si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve ekonomike dhe politike mes dy vendeve.





