Mërgimtarët që po hyjnë në Kosovë përmes pikës kufitare në Jarinjë po përballen me pritje deri në një orë, sipas përditësimit të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
Në pikat kufitare Dheu i Bardhë dhe Muçibabë, pritjet po zgjasin deri në 30 minuta.
E për të dalë nga Kosova nga pika kufitare në Jarinjë, pritjet janë deri në 30 minuta.
Kurse në pikat tjera kufitare gjendja paraqitet më e qetë e pa pritje të theksuara.





