Qeveria në detyrë gjatë mbledhje së sotme ka marrur vendim që për familjet e dy zjarrfikësve Sefadin Osmanaj dhe Kaçun Lima, të ndajë 40,000 euro. Zjarrfikësit humbën jetën në vendin e punës.
Kryeministri në detyrë Albin kurti njotoi se secilës familje do ti ndahen nga 20,000 euro.
“Vetmohimi dhe përkushtimi profesional i zjarrfikësit Sefadin Osmanaj dhe Kaçun Limës ndaj detyrës fisnike të zjarrfikësit do të kujtohet gjithmonë me mirënjohje të thellë”, ka thënë Kurti, duke njoftuar për pikat e rendit të ditës.




