Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka shkruar në Facebook për punimet në kanalin e Ibër Lepencit. Ai ka shpërndaë postimin e Ministres në detyrë të Ekonomisë Artane Rizvanolli që flet për punët që po bëhen në këtë kanal.
“Investime jetike për infrastrukturën tonë kritike. Kanali i Ibër Lepencit po bëhet më i qëndrueshëm dhe më i sigurt,” ka shkruar Kurti.
“Projekti për rehabilitimin e kanalit (në vlerë prej 13 milionë eurosh) është afër përfundimit! Për këtë projekt, ‘Ibër Lepenci’ e kishte trashëguar një kontratë problematike që kishte pasur zbatim vetëm 10% për vite me radhë. Ndërsa, pas shkëputjes dhe rishpalljes, në dy vitet e fundit realizimi ka arritur rreth 90% dhe pritet të përfundojë gjatë muajve në vijim,” ka shkruar Rizvanolli dy ditë më parë.





