Policia e Kosovës sipas raportit 24 orësh ka shqiptuar 2058 tiketa trafiku.
Ndërkaq për aksidente trafiku raportohet se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 126 aksidente, prej të cilave 86 aksidente trafiku me dëme materiale, 39 me të lënduar dhe 1 me fatalitet.
Policia e Kosovës gjithashtu raporton se gjatë këtyre 24 orëve janë arrestuar 19 persona dhe se 12 persona ndodhen në mbajtje.





