Presidenti Amerikan Donald Trump ka urdhëruar shkarkimin e menjëhershëm të Komisioneres së Statistikave të Punës, Erika McEntarfer, pas publikimit zhgënjyes mbi rritjen e vendeve të punës në SHBA.
Trump përmes një postimi në Truth Social akuzoi McEntarfer se ka manipuluar të dhënat për të ndihmuar kundërshtaren e tij politike Kamala Harris në zgjedhje.
McEntarfer do të zëvendësohet përkohësisht nga William Wiatrowski, në pritje të një emërimi të përhershëm. Vendimi i Trump ka shkaktuar reagime të forta, me kritikë që e shohin si një përpjekje për të politizuar institucionet statistikore të pavarura.





