Partia më e madhe e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) kërkon dorëheqjen e menjëhershme të zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, dhe zëvendësministres për Sport, Safije Sadiki Shaini, për shkak të mosreagimit ndaj thirrjeve me përmbajtje fashiste gjatë ndeshjes së basketbollit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë në Kumanovë.
“BDI dënon këtë incident, duke e cilësuar si një shfaqje të tmerrshme të urrejtjes etnike dhe duke kritikuar heshtjen e institucioneve dhe mungesën e reagimit nga Federata e Basketbollit, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Qeverisë së MV”, deklaroi Emir Sulejmani, anëtar i Kryesisë Qendrore.
Sulejmani iu bëri thirrje përfaqësuesve shqiptarë në Qeverinë e Maqedonisë, që të distancohen publikisht nga ngjarja, të kërkojnë sanksione dhe të tërhiqen nga një Qeveria që toleron urrejtjen.




