Ylli amerikan Jennifer Lopez ka ndarë disa fotografi mjaft tërheqëse nga pushimet e saj në Egjipt, ku po relaksohet për pak kohë mes ndalesave të turneut të saj “Up All Night”.
Në një postim në Instagram të titulluar “U ndjeva bukur në Egjipt”, J Lo shfaqet me një trup të tonifikuar, e veshur me bikini të zeza ndërsa pushon në një hamak dhe pozon brenda një kabine me një mbulesë të tejdukshme, kapele të madhe dielli dhe syze.





