Kreu i PDK-së Memli Krasniqi ka reaguar lidhur me thirrjet raciste antishqiptare të bëra në një palestër sportive në Maqedoninë e Veriut.
Krasniqi përmes një postimi në Facebook, i ka cilësuar këto mesazhe sit ë rënda e të papajtueshme dhe dëmtojnë bashkjetesën në këtë shtet dhe përtej tij.
“Shqiptarët janë komb shtetformues në Maqedoninë e Veriut dhe partnerë vendimtar në rrugën euroatlantike. Gjuha e urrejtjes ndaj tyre nuk është vetëm e rrezikshme, por edhe thellësisht kundër vlerave demokratike e europiane që duhet t’i bashkojnë popujt tanë”, ka shkruar Krasniqi.





