Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1756 tiketa për pjesëmarrësit e trafikut për shkak të shkeljeve të rregullave të komunikacionit.
Fatmirësisht gjatë kësaj periudhe nuk ka pasur asnjë aksident me fatalitet, derisa kanë ndodhur 28 aksidente me të lënduar dhe 65 aksidente me dëme materiale.
Gjatë 24 orëve të kaluara janë arrestuar 24 persona, 18 persona janë dërguar në mbajtje, kurse 2 person është dërguar në vuajtje të dënimit.





