Presidenti Amerikan Donald Trump ka folur sërish për parandalimin e luftërave.
Ai në një intervistë me gazetarin Australian Mario Nawfal, sërish ka përmendur se parandaloi edhe mundësinë e shpërthimit të luftës mes Kosovës dhe Serbisë.
“Ne kemi zgjidhur shumë luftëra. Një nga luftërat, mendoni për këtë, Indi-Pakistan… bërthamore. Shikoni Kamboxhian kohët e fundit. Vetëm këtë javë, ne zgjidhëm një luftë të madhe mes Kongos dhe Ruandës. Kosova, e dini për këtë. Serbia, ajo do të shpërthente”, deklaroi Trump.
Presidenti Trump ka tash e një kohë goxha shpesh ka përmedur parandalimin e luftës së mundshme mes Kosovës dhe Serbisë.
Një gjë të tillë e ka përmendur edhe zëshënësja e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt para pak ditësh.




