Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë ndaj ndihmësdrejtorit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Igor Popoviq, i cili ishte arrestuar muajin e kaluar për fjalimin kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Hoçë të Madhe të Rahovecit.
Sipas aktakuzës, më 18 korrik 2025, rreth orës 12:00 në Rahovec, i pandehuri I.P. ka mbajtur një fjalim publik me përmbajtje nxitëse dhe urrejtëse ndaj grupeve etnike, duke nxitur publikisht mosdurim dhe përçarje ndëretnike.
I.P. ka pranuar fajësinë për veprën penale që i vihet në barrë, ndërsa Prokuroria Speciale ka dorëzuar në gjykatë edhe marrëveshjen për pranimin e fajësisë.




