Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund vlerësoi se Kosova ndodhet në një situatë serioze dhe se po rrezikohet funksionimi demokratik i shtetit.
“Disa gjëra po bëhen shumë të vështira. Zgjedhjet nuk kanë të bëjnë vetëm me demokracinë. Nuk kanë të bëjnë vetëm me procesin zgjedhor, por edhe me qeverisjen e shtetit dhe kjo po bëhet gjithnjë e më e vështirë. Të gjithë jemi të vetëdijshëm që sot në botë ekziston një polarizim i madh ndërmjet së majtës dhe së djathtës dhe duket se shumë liderë dëshirojnë të kenë 100 për qind të drejtë, të fitojnë gjithçka. Por, e dini në politikë duhet të bëhen kompromise. Kjo është një dukuri globale.” – tha Westerlund në një intervistë për Ekonomia Online.
Ai shtoi se Kosova ndodhet në një situatë të vështirë momentalisht.
“Problemi në Kosovë është që Kosova është një shtet shumë i ri. Kosova nuk është pjesë e strukturave euroatlantike, ndaj është më e ndjeshme. Prandaj, Kosova ndodhet në një situatë më të vështirë momentalisht.” – shtoi ai.




