Përmes një postimi në Facebook, Kastrati ka konfirmuar rikandidimin duke u shprehur mirnjohës për të gjithë qytetarët që i dhanë besimin për udhëheqje.
Të dashur qytetarë të komunës së Malishevës,
Sot po ju flas nga zemra, me mirënjohje të madhe dhe me ndjenjën e përgjegjësisë që e kam ndjerë çdo ditë që prej se ma keni besuar udhëheqjen e komunës sonë.
Nuk është befasi, as për ju e as për mua, sepse kemi punuar bashkë, sepse kemi ndërtuar një drejtim të qartë, sepse kemi shumë punë përpara:
Pra, do të rikandidoj për kryetar të komunës së Malishevës në zgjedhjet e 12 tetorit. – ka shkruar Kastrati
Kastrati ka shkruar edhe se i njeh të gjitha sfidat që shqetëojnë qytetarët e Malishevës, dhe se ka zgjidhje për të gjitha, jo premtime në letër por projekte konkrete.
Unë e di mirë se çfarë i shqetëson qytetarët e Malishevës.
Por më e rëndësishmja, jo vetëm që i njoh këto sfida, por kam edhe zgjidhje për to. Jo premtime në letër, por projekte konkrete që veçse i kemi nisur dhe të tjera që janë gati për t’u realizuar. – ka shkruar ai.




